Momente TMERRI mes njerëzve! Sulm me armë në supermarket në Itali, të vdekur dhe të plagosur, dalin pamjet

Pamjet e publikuara nga mediet në Itali tregojnë momentet pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi një ditë më parë Italinë, kur një person hyri në një supermarket pranë Milanos e nisi të qëllonte me thikë njerëzit e ndodhur aty.

 

Një punonjës i marketit humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën: mes tyre, edhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili u qëllua në shpinë. Plaga e tij, nga mësohet prej shtypit vendas, është mjaft e thellë. Futbollisti është nën kujdesin e mjekëve në spital.

 

 

Agresori u identifikua si Andrea Tombolini, 46 vjec, person me proboleme të rënda psiqike. Prej një viti merrte mjekime të forta pas një krizë të rëndë depresioni. Nuk ka hyrë i armatosur, por thejsht ka rrëmbyer një thikë nga raftet e marketit dhe ka nisur të qëllojë ata që i dolën përpara rastësisht. Hetuesit e përjashtuan menjëherë pistën e një akti terrorist. Hipoteza kryesore deri tani është që sulmuesi ka vepruar aty për aty, pas një krize psiqike të momentit.

 

Kur u dërgua në komisariat, 46-vjeçari mësohet se ka përdorur disa fjali pa kuptim, ndërsa e gjithë gjendja e mendore duket mjaft e trazuar. Tombolini është mjekuar për plagët që i kishte bërë vetes në fytyrë; sipas dëshmitarëve burri kishte goditur veten me grushte. Aktualisht, është shtruar ne një spital të zonës në repartin e psikiatrisë, e akuzohet për vrasje dhe tentative të shumëfishta ndaj jetës.

 

Agresori i ndalua nga ish futbollisti i Interit, Massimo Tarantino, pa ndërhyrjen e të cilit ndoshta, bilanci i kësaj tragjedie mund të kishte qenë edhe më i rëndë. Viktima e ngjarjes Luis Fernando Ruggieri, si për ironi, kishte të njëjtën moshë me agresorin, 46 vjeç, e ishte i punësuar i supermarketit dhe me origjine boliviane.

 

 

“O ti që po e poston gruan në internet, a e di që ta shohin 700 – 800 burra të tjerë?

Imami nga shkupi, Sadullah Bajrami, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka krίtίkuar burrat që e postojnë gruan e tyre në...

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet hapur: Emrat i kam gjetur…

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej më shumë se 10 vitesh finalizoi në martesë pak kohë më parë dashurinë me Shkëlzen Berishën.   Mesa duket ata...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME