MBETURINAT DIGJEN PREJ DITËSH, INSTITUCIONET “SYTË MBYLLUR”

Nga Nereida Vitoja

 

Shtrati I lumit Kir pranë “Varrezave të Dëshmorëve” është prej vitesh një nga zonat problematike sa I takon ndotjes mjedisore në qytetin e Shkodrës.

 

Vetëm 5 km larg qendrës së qytetit, persona të papërgjegjshëm djegin mbetjet urbane dhe inerte që depozitojnë në këtë zonë, apo në rastin tjetër janë banorët e kësaj zonë që për të pastruar lagjen e tyre nga këto mbetje, I djegin ato gjatë ditës dhe natës.

 

Një situatë e tillë, nuk ka nxitur reagimin e institucioneve përgjegjëse për ndalimin e këtij fenomeni. Mungesa në ndërhyrje dhe marrjen e masave do t’I kishte shërbyer jo vetëm banorëve të zonës por edhe gjithë qytetit, pasi tymi nga djegia e mbetjeve shpërndahet kudo në ajër. Djegia e mbeturinave vijon e tillë prej ditësh, pavarësisht kauzës të ngritur nga banorët, organizatat në mbrojtje të mjedisit.

 

Shtrati I lumit Kir është kthyer prej kohësh në një landfill. Në një situatë të tillë ku institucionet nuk reagojnë, përkeqësimi I situatës është vetëm maja e ajsbergut për dëmet që po I shkaktohen mjedisit, në një zonë periferike të qytetit e cila është mjaft e populluar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...