Tani, është e lidhur me Endri Çekiçin apo jo? Megi e pranon haptazi fare se…

Megi Pojani, blogerja e njohur shqiptare është një nga emrat më të lakuar në mediat rozë kohët e fundit, sa i përket jetës së saj private dhe jo vetëm. Prej disa muajsh, Megi përflitet se është në një lidhje me futbollistin e njohur të Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi.

 

Mirëpo, si Megi, ashtu edhe futbollisti shqiptar kanë qëndruar të heshtur dhe nuk kanë konfirmuar kurrë asnjë lajm, pavarësisht se shpeshherë kanë dalë detaje që vërtetojnë se çifti janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

 

Blogerja ishte e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj të re si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

 

Ajo u pyet edhe rreth jetës së saj në çift, teksa u shpreh se nuk ka asgjë të re për të ndarë dhe nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë për të.

 

“Jam shumë hermetike për jetën private. Nuk ka asgjë për të thënë, nuk ka asgjë për të ndarë. Unë nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë. Kështu që nuk mund të flas. Për momentin jam shumë e angazhuar me punën time dhe partnerin tim kryesor” – u shpreh Megi Pojani.

 

Ndërkaq, këtu bëri një ndërhyrje të vogël moderatori i emisionit “Wake Up”, Blendi Salah, i cili e pyeti blogeren shqiptare nëse ajo ështe ‘single dhe e disponueshme’, ndërsa Megi Pojani u përgjigj me një buzëqeshje: Gjithmonë, gjithmonë. Një përgjigje në fakt, që nuk u duk shumë e besueshme…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...