Momenti i vështirë, moderatorja në lot: Kam shkuar në urgjencë, isha shumë keq, por aty më…!

Moderatorja e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Katerina Trungu, ndau një histori personale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, e cila e bëri të përlotej. Tema e ditës, referuar ankthit dhe atakut të panikut nuk është e panjohur për moderatoren, që është përballur vetë me një gjendje të tillë.

 

Teksa bëri një parantezë se ndoshta njerëzit mund ta kenë më të thjeshtë t’i drejtohen specialistëve të shëndetit mendor, e njëjta gjë nuk ndodh me shërbimet spitalore, ku përgjigjja që merr është shpërfillëse. Katerina u shpreh: “Janë të parët që të thonë “hajt se ti s’ke gjë”, ndërkohë që ti po vdes në atë moment.

 

Është më keq akoma sepse janë neglizhentë. Do e ndaj sepse nuk e kam problem ta ndaj historinë. Isha tmerrësisht keq dhe kur kam shkuar në urgjencë, më thonin nuk është për këtu. Psikologia Eralba Zeneli thotë se minimalja që duhet të ndodhë në atë moment, është një psikoedukim sepse ul tensionin dhe eviton një atak paniku të dytë.

 

Mjekja psikiatre Rreli shton se sigurisht mjekët përballen në urgjencë me probleme të tjera, por kjo nuk e zvogëlon rastin e një ataku paniku. Katerina shtoi: “Kjo ishte edhe përgjigjja që unë mora nga mjeku, “mua tjetri më ka ardhur me veshkat”, tha, “si mund të jesh ti problem për mua?” Ndërkohë unë po humbja veten”, u shpreh Katerina.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...