“Kam bërë pakt me burrin që të heq dorë nga mishi. Kur ha shumë mish, të zë gjumi”

Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se partnerin e saj, nuk do e dëshironte mishëngrënës. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Gjoka u shpreh se bashkëshorti i saj po heq dorë nga konsumimi i mishit.

 

“Ti je ajo që ha. Nuk do e takoja kurrë një djalë mishngrënës. Para 5 vitesh po, por tani jo. Fatmirësisht, unë jam martuar para shumë vitesh dhe kemi një pakt me tim shoq, ai po heq dorë akoma çdo ditë e më shumë. E kam bërë që të heqë dorë. Kur ha shumë mish, ke një gjendje letargjie, do gjumë sepse do të rimëkëmbësh atë energji që ke humbur”, theksoi ajo.

 

Sipas një studimi të ri, konsumi i mishit duhet të reduktohet në maksimumi dy hamburger në javë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë që të shpëtojmë edhe mjedisin.

 

“The State of Climate Action 2022″ shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.

 

Aktivistët dashamirës të kafshëve kanë thënë për dekada se niveli ynë i konsumit të mishit është i dëmshëm në disa mënyra thelbësore dhe së fundmi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë shqyrtuar se si industria e mishit ndikon në ndryshimin e klimës.

 

Hulumtimi i ri nga ekonomistët sugjeron se njerëzit në Bashkimin Europian duhet të reduktojnë konsumin e tyre të mishit me 75%.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...