Fifi i akuzoi se po i shkatërrojnë jetën, TCH bëhet pishman dhe bën veprimin e papritur…

“Big Brother Vip Albania” është padyshim një prej programeve që publiku mezi pret të nisë e për të cilin ka shumë kuriozitet, nisur nga suksesi dhe vëmendja që mori edicionin i parë i tij. E ndërsa simotra e saj nga përtej kufirit, “Big Brother Vip Kosova” pritet të nisë shumë shpejt, për reality show-n këtu dihej pak ose aspak, të paktën deri më tani.

 

Një nga pikat më të diskutuara në mediat rozë dhe rrjetet sociale sa i përket programit të Top Channel, ka qenë prezantuesja e edicionit të ri. Sigurisht emri i Arbana Osmanit është gjithnjë aty, megjithatë së fundmi janë lakuar edhe emra të tjera, si ai i Bora Zemanit, me një popullaritet gjithnjë e në rritje në televizion. Ditën e sotme dyshimet në lidhje me këtë u shuan totalisht, teksa faqja zyrtare në Instagram e Top Channel, publikoi promon që njoftonte nisjen së shpejti të BBVP.

 

Me anë të një përmbledhje të momenteve më pikante nga sezoni shkuar, programi që sipas klipit “u kthye në fiksimin” e shqiptarëve do të niste së shpejti nën drejtimin e Arbana Osmanit.

 

Edhe vetë moderatorja e publikoi spotin, madje shoqëruar me mbushkrimin: “Nisim më shpejt se c’e prisni”. E në momentin që me shumë gjasë të gjithë fansat e formatit kanë qenë shumë të lumtur, promoja u fshi, si nga faqja e Top Channel, ashtu edhe nga Osmani. Rrjedhimisht edhe nga të gjithë ata që e kishin postuar.

 

Cfarë ndodhi? Ndërruan mendje? U nxituan? Dikujt nuk i ka pëlqyer promo-ja? Këtë nuk e dimë, ajo cfarë dimë është se spoti u publikua dhe u komentua masivisht, ashtu sic po komentohet tani edhe fshirja e tij.

 

Por e vërteta është se TCH e ka fshirë promon pas reagimit të Fifit e cila i akuzonte se po e prishnin jetën, duke qenë se në promo jepej momenti kur këngëtares i ra vjet të fikët. TCH është bërë pishman dhe ka fshirë promon, tani pritet promo e re.

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet hapur: Emrat i kam gjetur…

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej më shumë se 10 vitesh finalizoi në martesë pak kohë më parë dashurinë me Shkëlzen Berishën.   Mesa duket ata...

U godit në fytyrë me grusht, Berisha shfaqet me syze dielli në publik

Kreu demokrat Sali Berisha, ditën e martë, 6 dhjetor, u sulmua me grusht nga Gerti Shehu në bulevardin ku po zhvillohej protesta.   Pas grushtit, Berisha...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME