E sëmurë dhe në pamundësi ekonomike, 74-vjeçarja procedohet penalisht se bëri mur që mos t’i shembet shtëpia

Bihane Shaba, 74 vjeç jeton e vetme në një banesë 24 metra katror në Shkozë, në kushte të vështira ekonmike dhe e sëmurë.

 

Shtëpinë e ndërtuar me shumë mundim pas vdekjes së bashkëshortit më shumë se 20 vite më parë, rrezikon t’i shembet.

 

Duke mos patur mundësi fizike dhe ekonomike ajo kërkoi ndihmën e të afërmve për të vënë disa hekura që të parandalojë shkarjen e mëtejshme të dheut. Por kjo ndërhyrje u cilësua shkelje ligji dhe si ndërtim pa leje.

 

Për shkak të moshës, Policia e Tiranës e procedoi penalisht në gjendje të lirë të moshuarën.

 

“I vura këto hekura vetëm për të më mbajtur shtëpinë mos më shembet. Erdhi policia tha është ndërtim pa leje. E lashë të bëhet si të bëhet vetëm qeveria dhe policia të jenë të kënaqura. E kam bërë me shumë mundim këtë shtëpi se ka 26 vite që më ka vdekur burri.”- tha Bihane Shaba për Top Channel.

 

74 vjeçarja tregoi se para se të bënte murin që të moos i shembej shtëpia, Bihane Shaba vuri në dijeni autoritetet, por ato e orientuan drejt aplikimit online të cilën e moshuara nuk e kryente dot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...