E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin të dhënat e kryeministrit EDI RAMA

Hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit, kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

 

“Zoti kryeministër A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”-, shkruhet në mesazhin e hakerave, publikuar në llogarinë e tyre në Telegram.

 

Siç shihet dhe në foton që ne e kemi censuruar për shkak të të dhënave personale, ashtu siç ka ndodhur më parë me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano, apo me kreun e SHISH Helidon Bendo dhe bashkëshorten e tij, sot hakerat iranianë kanë publikuar dhe të kryeministrit.

 

Te dhenat e Edi Rames, publikuar nga hakerat
Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, kanë publikuar skedën disa faqe e cila përmban të gjitha të dhënat personale, si emër, mbiemër, numri i identifikimit personal, ditëlindja, amësia, atësia, gjendja civile, numrat e celularit, adresa, etj.

 

Po ashtu, skeda përmban dhe të dhënat e daljeve jashtë vendit të kreut të shtetit shqiptar, si pasaportat biometrike dhe diplomatike, daljet nga territori i Shqipërisë me këto mjete identifikimi dhe datat e oraret fikse.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...