Djali u kthye nga Amerika pasi mbaroi me 10 dhe nuk po gjen dot veten këtu ndërsa vajza..

Eni, një qytetare nga Tirana, thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se shprehja “guri i rëndë në vend të vet” është e vjetëruar dhe jashtë kohës.

 

Ajo tregon se dy fëmijët e saj kanë studiuar jashtë, por vajza ka qëndruar ndërsa djali është kthyer në atdhe. Nisur nga eksperienca e saj, Eni thotë se të rinjtë mund ta gjejnë veten shumë më mirë jashtë dhe të kenë një të ardhme.

 

Eni: Kam dy fëmijë. Të dy kanë studiuar jashtë. Vajza studioi në Belgjikë, punon dhe jeton atje. Është shumë e lumtur, është shumë mirë, punon te Komisioni Europian te departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe është shumë e kënaqur. Djali mbaroi në Amerikë dhe siç kanë dobësi baballarët për djemtë, e ktheu në Shqipëri. “Hajde, Shqipëria do bëhet shumë mirë, po ecim mirë, je shumë larg në Amerikë”. Erdhi djali nga Amerika, studioi atje, mbaroi me 10-ta, me rezultate shumë të mira.

 

Aldo: Për çfarë ka mbaruar?

 

Eni: Financë. Ka kaq vite që punon këtu nuk e gjen dot veten, por u kthye në Shqipëri dhe është e vështirë tani që të ikë se ka krijuar edhe familje. Kështu që ata që mbarojnë jashtë, për mendimin tim, të rrinë aty ku janë se e gjejnë veten, e rregullojnë shumë mirë. Guri i rëndë që erdhi në vendin e vet nuk po rëndon fare, ajo që është në vend të huaj, po rëndon shumë mirë aty ku është.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...