Byrek me turshi e kishit provuar ndonjehere…? Pa dyshim qe te lepini gishtat… (video)

A keni provuar ndonjëherë byrek me turshi? Kjo recetë nga Zonja Vjollca duhet provuar me patjetër dhe pse jo këtë fundjavë që keni para.

 

INGREDIENTËT

1 filxhan çaji kos, 1 filxhan çaji ujë, Kripë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 400 gram miell, 1 lugë kafe sodë buke

 

Mbushja: 1 qepë, 1 kg lakër turshi, kripë dhe piper i zi, 1 lugë gjelle piper i kuq, Vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalp

 

 

UDHËZIMET

Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë. Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit. Shtojmë sodën tek mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek. Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.

 

Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë. Shtojmë lakrën dhe i kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper të kuq

 

I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan. E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën. Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë. Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.

 

Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër. Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalpë në sipërfaqen e lakrorit. Vendosim lakrorin për t;u pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta. E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes Armaldos dhe Luizit. Ata të dy debatuan ashpër mbrëmjen e kaluar, duke lënë pjesën tjetër të...

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit me puthje nga Luizi,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes...

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

Ofendoi Kiarën, Amosi justifikon veten: Nga nervozizmi njeriu mund të gabojë

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në...