Antonela tha se e do burrin bos, Mevlani bën reagimin epik: Hapni sytë o çuna se…

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet.

 

Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”- ishte kjo deklarata e Antonela Berishës që mori jo pak reagime në rrjet.

 

Së fundmi ka vendosur që të reagojë edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Ai nuk ka përmendur emra, por duke pasur parasysh deklaratën e Antonelës dhe shkrimin që ai ka postuar, është lehtësisht e kuptueshme se kjo ‘story’ vjen si një “thumb” ndaj fjalëve të ish-banores së “BBV.”

 

“Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja”- shkruan Mevlani.

 

Kujtojmë se në sezonin e dytë të “Për’puthen”, Mevlani dhe Antonela ishin dy nga konkurrentët më të komentuar, për shkak të ngjarjeve dhe trekëndëshave të dashurisë që u krijuan.

 

Për t’u kthyer te deklarata e Antonelës, ajo e sqaroi teksa ishte në “Ftesë në 5” dëshirën për burrin “bos.”Albatros Rexha, i cili ndodhej në studio, menjëherë nxorri portofolin e tij dhe i tha që të numërojë paratë.

 

Por ja komenti i Antonelës me të qeshur: “S’ peshoka shumë”.Jo vetëm kaq por Antonela tregoi se djemtë me të cilët ka dalë më herët nuk kanë patur të ardhura të larta ekonomike. Gjithashtu, ajo tha se dëshiron të ardhura të larta që fëmijëve të saj në një të ardhme, mos t’u mungojë gjë.

 

“Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë. Kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, tha ajo.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME