6 fëmijë janë ngujuar në një banesë në Levan të Fierit, ndërsa nuk pranojnë të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar edhe pas divorcit të prindërve të tyre.
A
Behet me dije se dy familje, te dy vëllezër, Ilir dhe Lefter Hilaj jane divorcuar nga bashkëshortet e tyre , ndërsa fëmijët nuk pranojnë ndarjen dhe te largohen nga banesa e babait për të shkuar te nënat e tyre.
Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen.
“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre.
Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar.
Motra e vëllezërve, Hila tregon se policia është futur me force per te marre femijet, ndërsa 6 fëmijët jane ngujuar në banese dhe nuk pranojnë të dalin prej aty. Fëmijët janë nga 13 vjeç më i madhi e 8 vjeç më i vogli.
Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat e fëmijë ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar femijët e nuk duan të dalin prej aty. Mësohet se njëri prej fëmijëve sot ka datëlindjen e ndërsa kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.