U akuzuan nga “Acromax” për blerjen e klikimeve, reagojnë Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni: Po mundohet të bëjë…

CEO i ‘Acromax’, ka folur së fundmi për një ndër temat më të përfolura ditëve të fundit, blerjet e klikimeve nga artistët shqiptarë.

 

I ftuar në programin ‘Ndryshe’, Aldor Nini zbuloi dhe emrat e disa prej këngëtarëve të cilët e bëjnë këtë gjë.

 

“Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti.

 

Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundët’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India.

 

Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazastani.

 

Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’”- tregoi ai.

 

Sakaq Aldor tha dhe se kjo ka të bëjë me profesionalizmin dhe se ka për qëllim të ndaloj blerjen e këtyre klikimeve fallso.

 

“Nuk është gjë morale, është profesionale. Dua të ndaloj blerjen e klikimeve fallso që dhe audienca të di se ku të orientohet për suksese. Janë më shumë se gjysma”- tha ai.

 

Mirëpo pas deklaratës së Ninit, ka ardhur dhe reagimi i Alban Ramosajt dhe Ardit Çunit.

 

Albani reagoi duke ironizuar nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkroi:

 

“Për sa kohë jam lajmi, faleminderit!”.

 

“Ndërsa Arditi, bëri një deklaratë të gjatë ku shrprehej se është një idiotësi dhe se çdo gjë po bëhej për marketing.

 

“Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens”- tha artisti në një prononcim të dhënë për ‘TAR’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...