“Po nuk qe bos burri të mos më afrohet”, Antonelës i nxjerrin portofolin ‘live’ në emision! Ja reagimi i saj

Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Antonela Berisha, e cila vijoi debatin e zjarrtë pas deklaratës se dëshiron që partnerin ta ketë bos.

 

Reagimi i parë erdhi nga Albatrosi, i cili nxori portofolin nga xhepi dhe i kërkoi të numëronte lekët live. “S’ peshoka shumë”, tha Antonela me të qeshur.

 

Ajo më tej shpjegoi se në moshë më të re ka pasur lidhje me djem që nuk kanë pasur shumë të ardhura, por sot mendohet dy herë para se të bëjë një zgjedhje.

 

“Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë. Kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, tha ajo.

 

E ftuar të dielën e kaluar në “Trotuar” në “E diell” u diskutua mbi rëndësinë e parasë. Antonela Berisha, e ftuar u shpreh se paraja është shumë e rëndësishme për të dhe një mashkull duhet të ketë para që t’i afrohet.

 

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, tha Antonela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...