“Ku e ble mallin?”/ Ronela Hajati e revoltuar ndaj ndjekësve në rrjetet sociale: Komenti më idiot!

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që pas pjesëmarrjes në Eurovision, artistja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

 

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe me videot apo fotot që poston duke pasur shumë ndjekës në Instagram, këngëtarja përballet me komente pozitive por edhe negative.

 

Së fundmi, Ronela ka reaguar ‘ironizuar’ komentet që i bëjnë me lëndët narkotike kur shikojnë që qesh shumë apo poston video funny në Instagram.

 

“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta, Ku e ble këtë mallin, Sa paske pi mi,”- shkroi këngëtarja.

 

Disa kohë më parë Ronela postoi disa foto në profilin e saj në “Instagram” ku shihet mjaft e buzëqeshur, ndërsa shkruante se “po manifeston shëndetin dhe lekun”. Në fund të statusit ajo gjithashtu iu shkruan ndjekësve që “i marrin shumë seriozish autoironitë e saj.”

 

“Të qenit optimiste më ka shpëtuar jetën. Ja përshembull këtu që po qesh po manifestoj shëndetin dhe lekun! Nuk e di ç’më ka zenë këtë vit që e kam mendjen vetëm të bëj lek. Unë s’kam qenë kështu, mjaftonte të nxirrja muajin. Mbase Zoti ka menduar të më kthejë lekët që më ka ngrenë bota e egër e artit”

 

P.s Ju lutem se ju shpesh i merrni seriozisht fjalët e mia, ai që bën autoironi thonë që është shumë inteligjent ”- shkruan Ronela.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME