“Ka shkuar 8 euro”, ankohet qytetari: Ulni çmimet e sufllaqeve (video)

Një video po bën xhiron e rrjetit ku një qytetar i është ankuar kancelarit gjerman Olaf Scholz për çmimin e shtrenjtë të sufllaqeve.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së kancelarit gjerman në qytetin jugor të Mynihut në fundjavë dhe menjëherë është bërë virale.

 

Në video dëgjohet teksa qytetari i thotë kancelarit: “Paguaj tetë euro për një sufllaqe. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8.”

 

Gjithashtu ai i kërkoi kancelarit gjermane të bisedonte me presidentin rus për të siguruar furnizimin me gaz natyror.

 

Kancelari Olaf Scholz i buzëqeshi burrit, por nuk bëri asnjë koment dhe hipi direkt në makinën e tij i rrethuar nga truproja.

 

Gjermani po përballet me krizën më të madhe energjitike në historinë e saj për shkak të situatës Rusi-Ukrainë, e cila ka çuar në ndërprerje në furnizimet me naftë dhe gaz dhe ka çuar çmimet në nivele rekord.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...