“Është i vdekur politikisht”, Jozefina Topalli për Bashën: Do duhen vite të rikuperohen dëmet që ka bërë

Jozefina Topalli ishte këtë të martë e ftuar në “Milori Live” në Klan News ku foli për temat më të diskutuara të politikës këto kohë e sidomos për ato tema që përfshijnë Partinë Demokratike.

 

Në këtë intervistë ajo nuk la pa përmendur edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën. E pyetur nëse krijimi i një partie të re nga ana e këtij të fundit do bënte problem për PD, ajo i është përgjigjur se dëmi që ai i ka lënë deri më tani kësaj partie është aq i madh sa do duhen vite që të tejkalohen. Ndërsa votimin e tij për ligjin e dosjeve e ka cilësuar si një borxh ndaj ortakut të tij Rama.

 

Mirela Milori: Nëse Basha bën një parti,çfarë ndodh e dëmton dhe si e dëmton partinë tuaj?

 

Jozefina Topalli: Aq shumë e ka dëmtuar në 10 vite sa do duhen edhe disa vite të tjera për të rikuperuar, për ta shëruar dëmin që ai ka bërë. Nuk çuditem nëse do vazhdonte të insistonte, siç ka insistuar përtej perdeve edhe gjatë kësaj periudhe. Dëmi ka qenë aq i rëndë aq i madh, me një kosto shumë të madhe për vendin tonë.

 

Mirela Milori: Tani ai është larguar.

 

Jozefina Topalli: Nuk është larguar, aty pas perdes është, por i paqenë. Pas çështjes së parave ruse ai është i vdekur politikisht njëherë e përgjithmonë.

 

Mirela Milori: Megjithatë nëse del me kandidatë të tjerë ju dëmton, përveç kësaj në zgjedhjet e 2023?

 

Jozefina Topalli: Njerëzit janë shumë të qartë, nuk janë vetëm paratë ruse. Në mënyrë të veçantë në këtë kohë të luftës, pavarësisht se nuk na prek në mënyrë direkte, por në mënyrë indirekte një person që akuzohet për përdorimin e parave ruse…

 

Mirela Milori: E besoni këtë? Që për çfarë akuzohet është e vërtetë për të?

 

Jozefina Topalli: Ajo ka dalë nga Komuniteti i Inteligjencës Amerikane. Në bazë të deklasifikimit t që presidenti amerikan ka bërë për shkak të luftës dhe të momentit gjeopolitik për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ajo doli një ndër dokumentet që mori titujt e mediave ndërkombëtarë. E kam thënë gjithmonë që është shumë e ndërlikuar, por nuk më kanë besuar.

 

Mirela Milori: Tani ka rrjedhur uji nën urë.

 

Jozefina Topalli: Por dëmi aty është. Po bëhet punë e madhe për ta shëruar por…

 

Mirela Milori: Megjithatë ka kritikë brenda partisë tuaj të cilët thonë që u kujtuan, ata, jo ju se ju keni qenë gjithmonë kundërshtare e tij përballë, se u kujtuan ta shkarkoni ku u shpall Berisha non grata, nëse nuk do ndodhte ai nuk do përbënte problem.

 

Jozefina Topalli: Nuk do bënte problem për ata që e rrethonin, por për Shqipërinë do ishte problem i madh imagjino ta kishe kryetar të opozitës një njeri që është i përfshirë në skandalin e parave ruse në kohën kur Europa është në luftë.

 

Mirela Milori: Megjithatë..

 

Jozefina Topalli: Jo nuk kalohet aq lehtë. Është shumë e rëndë dhe ai vetëm hesht. Duihet edhe media ta pyesi.

 

Mirela Milori: Po ku është?

 

Jozefina Topalli: Nuk e di nga fshihet.

 

Mirela Milori: Ishte në parlament votoi.

 

Jozefina Topalli: Ishte në mesnatë, si zakonisht.

 

Mirela Milori: Erdhi dhe votoi.

 

Jozefina Topalli: Se ja kishte borxh.

 

Mirela Milori: Kujt Ramës?

 

Jozefina Topalli: Partneri i tij, kanë qenë ortak.

 

Mirela Milori: Ju keni thënë gjithmonë. Kur ishte krytar i PD-së, që kanë qenë ortak, mendoni se vazhdon ky partneritet?

 

Jozefina Topalli: Nuk mendoj se Rama bën ndonjë kujdes si më përpara, por me një sy andej po. Asgjë nuk është rastësi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...