“Vit katastrofik”, parashikuesja Kakacaj: Dy muajt e fundit të 2022 janë shumë të vështirë

Irini Kakacaj, parashikuesja e fatit, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan shpreh vizionin e saj për Shqipërinë për fundin e vitit 2022. Sipas parashikueses, gjendja do të vështirësohet shumë më këto dy muaj sepse do të ketë kufizime të forta ekonomike.

 

Irini Kakacaj: Siç e kam parashikuar dhe më përpara dhe kam dalë edhe në kanal dhe jua kam thënë, gjërat janë të vështira por tani këto dy muajt e fundit janë shumë, shumë të vështira sepse nga ana e ekonomisë gjendja shtrëngohet një çikë, si në Shqipëri dhe në tërë Europën, nga ana e ekonomisë, gazit, dritave, do ketë shumë ndalime.

 

Katerina Trungu: Ndërprerje? Do të ketë kufizime?

 

Irini Kakacaj: Të tilla situata. Politika normalisht përpiqen të marrin një rrugëzgjidhje por nuk bëjnë dot gjë dhe kanë arritur të jenë në një gjendje me problemin e ekonomisë, shtetit, shumë gjëra të tjera. Në Shqipëri do kemi në kohë shumë të keqe sepse 2022 që do hyjmë në 2023 do jetë katastrofë dhe duhet jemi pak të fortë dhe të besojmë që do ia dalim.

 

Përshkrimin e saj të këtij viti katastrofik Kakacaj sqaron se vjen për shkak të gjendjes së vështirë politike e ekonomike.

 

Irini Kakacaj: Në Shqipëri ka arritur gjendja e shkatërrimit të ekonomisë, psikologjisë, frika, tmerri i njerëzve. Normalisht ajo quhet luftë.

 

Sa i përket një lufte fizike e të përgjakshme, Kakacaj thotë se nuk do të ketë një të tillë.

 

Irini Kakacaj: Lufta trup më trup nuk do të bëhet, por jemi në hapin në qoftë se nëse populli shqiptar nuk do të ketë të ardhmen siç duhet, normalisht do të jenë trup me trup njerëzit.

 

Megjithatë, parashikimi i saj për vitin e ardhshëm nuk është aq i errët sepse gjendja do të përmirësohet në 6-mujorin e parë të 2023.

 

Irini Kakacaj: Nga Janari e deri në Qershor Shqipëria do të rregullohet edhe nga gjendja ekonomike sepse do të marrë një stop kjo histori, nuk do jetë vetëm për Shqipërinë, do jetë për tërë vendet, duhet të marrë një stop./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...