“Liroje pak …”, Klaudia Pepa surprizohet nga konkurrentët e “Dance Albania”

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Klaudia Pepa ka treguar për eksperiencën e saj më të fundit. Çdo të hënë ajo del përpara publikut si anëtare e jurisë në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”.

 

Ajo ka treguar se në fillim e ka pritur paksa e frikësuar këtë ofertë, pasi nuk e dinte nëse ishte gati për të kritikuar njerëz në televizion e për më tepër njerëz të cilët nuk janë profesionist të baletit, por në fund e ka pranuar “sfidën”.

 

Klaudia Pepa ka rrëfyer se ka një personazh të preferuar në këtë program e cila është Anita Haradinaj, por duke thënë se e pëlqen për vlerat humane, ndërsa në aspektin profesional zgjodhi mos ta tregonte kush do ishte personazhi që është më shumë balerinë sipas saj. Ajo mori një surprizë të këndshme nga tre konkurrentë të spektaklit të cilët kishin edhe një kërkesë për të, të ishte pak më dorëlëshuar për pikët.

 

Arbnora Ademaj: Përshëndetje studio “Rudina”, përshëndetje edhe për të ftuarën Klaudia Pepa. Të them të drejtën Klaudia është një nga femrat më të suksesshme shqiptare. Është një balerinë e jashtëzakonshme që unë e pëlqej jashtë mase. Si femër është e jashtëzakonshme, kam kënaqësinë që punojmë së bashku në një program televiziv. Por kam një kritik për Klaudian, mundësisht liroje dorën pak te pikët.

 

Meridian Ramçaj: Si balerinë absolutisht është për notën 10. Për rrezatimin dhe mirësinë që përçon në tavolinën e jurisë gjithashtu merr notën 10. Kam një kritik të vogël. Pak më tolerante te pikët.

 

Orgesa Zaimi: Shumë njerëz me reagimet e tyre më pyesin pse dhanë kaq pikë, pse nuk kërkove më shumë. unë nuk i mendoj këto realisht. Dua të fokusohem te ana që po kalojmë një kohë shumë të bukur. Unë po kaloj kohën më të bukur të jetës sime. Për Klaudian kam vetëm mesazhe të bukura dhe dashuri dhe shumë respekt, është një artiste me “A” të madhe. Shpresoj të qëndrojë kështu me këmbë në tokë dhe njerëzore që e duam pafund për thjeshtësinë e saj. Klaudia të puth! Kujdes me pikët.

“Më fol për atë vajzën”/ Gjuajti me grusht Berishën, del video e Gerti Shehut

Kryedemokrati Sali Berisha u dh u nua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu.   Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të...

(Video) Gazetari shqiptar bën gafën e madhe, ngatërron Eli Farën me ish-Missin nga Kosova

Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.   Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...