“Fituesi i Kënga Magjike është vendosur 5 muaj para”, Gjebrea nxjerr bllof Endri Priftin: Tani u kujtove…

Nga askund, drejtuar një publik “të etur” për drama, Endri Prifti tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme teksa bëri një deklaratë le të themi të fortë në Instagram-in e tij.

 

Këngëtari duke njoftuar mospjesëmarrjen e tij në Kënga Magjike dhe Festivalin e RTSH (dhe duke treguar se në cfarë koncertesh do të jetë në Nëntor) bëri disa akuza në lidhje me eventet muzikore duke pretenduar se në fakt fituesit e tyre janë vendosur 5 muaj më parë.

 

Artisti i njohur madje publikoi edhe emrat e atyre që sipas tij ishin vendosur si fitues, por që më pas i fshiu nga postimi origjinal (duke qenë se janë miq të tyre dhe nuk do t’ja japë portaleve), por sigurisht që portalet bënë detyrën e tyre dhe lajmin e raportuan ashtu sic ishte. Më poshtë deklarata e plotë e Endrit dhe postimi që tashmë është në llogarinë e tij të Instagram:

 

“Mirmengjesi, mirdita dhe mirbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa.

 

Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Clearewoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”

 

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme akuzave i është përgjigjur Ardit Gjebra, producent i Kënga Magjike, i cili me qetësinë që e karakterizon në të tilla situata, i shpjegon Endrit por edhe publikut që e ndjek, se eventi muzikor që ai drejton ka rregulla dhe këto nuk mund tëshkelen për asnjë artist në vecanti.

 

Pra me pak fjalë, Endri (dhe Stefi me shumë gjasë) thjesht kanë menduar ta dorëzojnë këngën pjesëmarrëse në moment të fundit (sipas Arditit) dhe nuk janë pranuar, gjë që mund të ketë ndikuar në deklaratën që ai ka bërë. Ndërkohë Gjebrea nuk i është përgjigjur akuzave për vendosjen e fituesit para nisjes së festivalit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...