Dy aktorët e Portokallisë puthen në buzë në mes të emisionit: E bëjmë për qejf

Nuk na ndodh shumë shpesh në fakt të shohim në ekranet shqiptare dy aktorë duke u puthur në buzë.

 

E sidomos…dy burra. Por, Erblin Bajko dhe Jorke Broka dy aktorët e Portokallisë nuk kanë ngurruar të shkëmbejnë një puthje në buzë në mes të emisionit “E diell”. Gjithçka ka qenë në kuadër të një sfide në rubrikën “Hëna apo Dielli” në këtë program.

 

Dyshja e aktorëve të njohur ishin të ftuar në emisionin e të dielës në Top Channel, në rubrikën e drejtuar nga Nevina Shtylla.

 

Teksa duhet të zgjidhte mes sfidës për të puthur në buzë një mes Jorkes dhe Aleksandrit apo të bënte një scoop, Erblini zgjodhi që t’i jepte një puthje në buzë mikut të tij. Madje, teksa bisedonte me Nevina Shtyllën, me shaka aktori pranoi se çunat puthen edhe për qejf dhe nuk e ka problem t’i japë një puthje për sfidë jo vetëm Jorkes, por edhe Aleksandër Gramit.

 

“Ne puthemi edhe për qejf, kështu që nëse bëhet fjalë për një sfidë, mund t’i puth të dy. Mbase nuk janë dakord çunat”– tha Erblini, teksa duke qeshur i shpjegoi Aleksandrit edhe se si do ta puthte, duke bërë sikur puthja do të ishte pa dashje.

 

“Ne do takohemi, do puthemi në faqe dhe do bëjmë sikur ngatërrohemi. Dëgjo shokun”- tha aktori, teksa Aleksandër Grami nuk pranoi ta realizonte sfidën.

 

Ndërkaq, aktori tjetër, Jorke Broka vendosi ta realizojë këtë sfidë me Erblin Bajkon për të marrë pikët. Dy aktorët u puthën në buzë, teksa studio shpërtheu në të qeshura pas këtij veprimi “Ça bën njeriu për ekipin”– komentoi Jorke pas puthjes në buzë me shokun e tij, teksa Nevina i njoftoi aktorët se secili merrte nga 10 pikë për sfidën e realizuar me sukses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...