Zoi vogël bën udhëtimin e parë jashtë shtetit, Arbana publikon për herë të parë vogëlushen (foto)

Ndonëse ka pak kohë që është bërë sërish nënë, kjo nuk e ka penguar Arbana Osmanin që të udhëtojë jashtë vendit. Moderatorja e njohur ka udhëtuar drejt Italisë por kësaj herë bashkë me Zoin, vogëlushen që ka pak kohë që ka ardhur në jetë. “Përsëri në Itali me Zoin”, ka shkruar ajo.

 

Kujtojmë që Zoi erdhi në jetë në fillim të shtatorit. Krahas fotos së parë me vogëlushen, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla.

 

“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar“.

 

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të suksesshme. Prej shumë vitesh në ekran, ajo është kthyer në një ndër figurat më të dashura për të gjithë.

 

Megjithatë, së shpejti do ta shikojmë në një tjetër profesion. Arbana ka lënë për pak kohë në hije moderimin për aktrimin.

 

Lajmin e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin Sofia. Modertorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit, ku regjisor është partneri i saj, Eduart Grishaj. “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në….kinema”, ka shkruar Arbana.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...