Të gjithë ia mbyllën derën veç dy njerëzve, Jeta ka një mesazh për dy miqtë e saj

Vuajtjet e saj janë përtej asaj që imagjinohet. Dhimbjet më të mëdha i janë shkaktuar nga vetë familja e saj, të cilët e martuan dy herë pa dëshirën e saj. Nga të dyja martesat Jeta ka pasur eksperienca të këqija, ku është dhunuar dhe keqtrajtuar.

 

Ajo është bërë edhe nënë e 3 vajzave, një nga martesa e parë e dy nga e dyta, mirëpo prej 10 vitesh ajo nuk ka asnjë kontakt me vajzën e madhe e cila u rrit nga prindërit e saj. Jeta ka treguar se tashmë në Shqipëri nuk ka asnjë njeri që interesohet për të. Me lot në sy tregon se prej ditësh donte të takonte nënën e saj, po ajo nuk kishte dashur.

 

Të vetmit njerëz që e hapin derën për të gjithmonë janë dy miqtë e saj Mustafai dhe zonja Gjiro. Për këtë aryse Jeta i ftoi ata për t’i falenderuar publikisht te “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Përballë saj doli vetëm zonja Gjiro, pasi Mustafai nuk mundej për arsye shëndetësore.

 

Jeta: Përshëndetje! Të falenderoj që erdhe deri këtu dhe pranove ftesën time! Unë kam ardhur këtu t’ju shpreh mirënjohje që më keni pritur, më keni qëndruar pranë prindërve të mi, kur ishte babi dhe tani që kam mamin, ti e bën atë pjatën e ngrohtë dhe e çon te shtëpia.

 

Gjiro: Ne nuk kemi bërë asgjë.

 

Jeta: Ju keni bërë shumë për mua!

 

Gjiro: Epo tani ne do bëjmë për njëri-tjetrin.

 

Jeta: Epo nuk e bëjnë të gjithë siç e keni bërë ju. Ju keni bërë për të gjithë jo vetëm për mua, se ju keni zemrën.

 

Ardit Gjebrea: Jeta të është mirënjohëse sepse tashmë ti je gjithçka për të në Shqipëri.

 

Gjiro: Po ne do bëjmë prapë, jo kemi bërë, por edhe do bëjmë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...