Moderatorja lë pas historinë e dështuar të dashurisë dhe largohet drejt SHBA: Nuk do dashuroj për një kohë të gjatë

Xhensila Pere ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e ri të Top Chanel, “S’e Luan Topi”.

 

Showgirl tregoi se së shpejti do të largohet nga Shqipëria dhe zbuloi projektet që e bindën të bënte këtë ndryshim drastik në jetën e saj.

 

“Një nga shtysat më të mëdha që unë po ndërmarr këtë rrugëtim kaq të largët është nga projekti që unë kam, po bëjmë edicionin e Nëntorit Shqiptar në New York. Më në fund dhe unë do të prek pak ëndrrën amerikane”.

 

E pyetur se kush është personi që do i mungojë më shumë, kur të jetojë në Neë York, Xhensila përgjigjet: “Jam shumë e sigurt që do të jem gjatë gjithë kohës në ‘face time’ me mamin, por ashtu si çdo prind besoj që të gjithë urojnë më të mirën për fëmijën e vet, edhe kur e mira është shumë kilometra larg”.

 

Por, si e ka pritur e ëma e Xhensilës lajmin se vajza e saj do të largohet në SHBA?

 

“Ka qenë shumë moment i vështirë, po i bija rrotull muhabetit. Më tha jo mi nënë, ç’të duhet aq larg, ka vende Europa, pastaj ti shumë mirë je këtu. Pastaj po mundohesha t’i bëja një lloj diskutimi për të arritur te pika kryesore, i thashë do iki në Amerikë… më pas heshtje, ca pika lot.

 

Por kur i rendita projektet që kam atje dhe kur i thash që e shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua, ma dha bekimin e saj me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.

 

Kështu, Xhensila zbulon se nuk ka një partner në jetën e saj dhe për një kohë të gjatë nuk do që të dashurohet. “Jo, nuk ka. E vetmja gjë që mbaj kokën mbrapa është mami dhe familja.

Duke e njohur mirë Xhensilën, për një kohë të gjatë, nuk kam ndërmend të dashuroj se jap më tepër se sa duhet. Do të fokusohem pak më shumë te vetja, se gjatë gjithë kohës kur mendon për të falur, dëmton veten. Ndoshta për herë të parë në jetë, Xhensila do të tregohet pak egoiste dhe do të mendojë vetëm për veten”.

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave të cilat pritet të zbresin nën zero gradë celsius përgjatë ditës së shtunë dhe të...

“Ish-gruaja më mori shtëpinë, me kapi mat duke…” Historia e dhimbshme e divorcit të Gent Pjetrit

Intervista e tij pas një mungesë disa vjeçare në ekran, shoqëruar me një rrëfim prekës bëri jo pak bujë mediatike.   Gentjan Pjetri, ose ndryshe i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...