Kanë 50 vite martesë por përfundojnë në “Shihemi në Gjyq”: Fëmijët iu marrin firmat dhe i lënë pa shtëpi

Megjithse kane 50 vite martesë, mes Adiles dhe Dalipit ka plasur një konflikt i ashpër dhe shkak janë bërë fëmijët.

 

Ata u kanë marrë firmat për shtëpinë dhe i kanë lënë prindërit pa pjesë. Në këtë situatë është Adilja që si nënë ende mban me hatër fëmijët por Dalipi është i vendosur: nëse fëmijët nuk kanë prindër dhe ne nuk kemi fëmijë.

 

Kônflíktí mes tyre ka vënë në vështirësi zonjën Adile, e cila shprehet se ndodhet në një konflikt mes burrit të saj me të cilin ka ndarë 50 vite të jetës së saj dhe fëmijëve të saj të cilët nuk e takojnë.

 

E pytur se sa e vështirë është të jesh pjesë e një konflikti të tillë zonja Adile është përgjigjur: “Shumë e vështirë është. Më e vështirë nuk ka si të jesh mes dy zjarreve. Hall të jesh me burrin e hall me fëmijët”.

 

Po aq i mërzitur duket nga kjo situatë në familjen e tij edhe zoti Dalip, i cili shprehet madje se v èkjèn e kishte pritur, por kurrë një situatë të tillë.

 

Gazetarja: Zoti Dalip sa vite keni të martuar? Dalipi: 50 vjet. Gazetarja: Po a nuk ju duket e tepërt ta vendosi bashkëshorten tuaj në një pozitë të tillë?

 

Dalipi: E vështirë sa s’ka më. Një v èkjè e dija, po këtë punë nuk e dija. Por ç’ta bën fëmija nuk ta bën perëndia. E marton çunin për të krijuar një familje të re e të vjen nusja nga ana e anës e të ndan. Ky është mëkat. Po më prishet familja!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...