E mbani mend “Didin” e “Njerëz dhe Fate”? Bëhet e “gjallë” më në fund, ja si ka ndryshuar dhe ku jeton sot

Studioja e “N’majë t’gjuhës” mirëpriti këtë të dielë një emër që i kishte munguar ekranit dhe publikut shqiptar. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Muçaj.

 

Jemi të sigurtë që të gjithë e mbani mend një ndër serialet më të njohur shqiptarë “Njerëz dhe fate” dhe Arta ishte pikërisht vajza e bukur që luante Didin, shoqen e Florit.

 

Dhe sa për t’iu a rikujtuar ju sjellim fragmentin që besojmë se çdo shqiptar e mban mend. Arta jeton prej vitesh në Australi por prej disa muajsh është kthyer në Kosovë. Aktorja tregoi se është ndjerë gjithmonë e vetmuar dhe kishte kuptuar që duhet të kalonte më shumë kohë pranë familjes së saj.

 

Ajo gjithashtu zbuloi se sapo ka përfunduar xhirimet e projektit të saj më të ri kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “Adnan Kafazi”, premiera e të cilit do të jetë më 24 Janar. Arta u shpreh se kjo ishte hera e parë që luante në një film të zhanerit dramë-krim.

 

Arta dallon për pozitivitetin që përcjell dhe vendosmërinë, por duket se nga ana tjetër e medaljes ekziston edhe një Arta tepër e ndjeshme e që ka gjithmonë nevojë për një shpatull ku të mbështetet.

 

“Jam shumë më e ndjeshme nga sa njerëzit e mendojnë. Në përgjithësi njerëzit mendojnë se unë jam përherë e fortë si guri. Unë thjesht i mbaj gjërat brenda sepse nuk dua ti ngarkoj njerëzit që kama afër”, u shpreh artistja.

 

Ne na vjen mirë që artiste si Arta tregojnë pa frikë që edhe vajzat e forta, këmbëngulëse dhe punëtore kanë anën e tyre të brishtë dhe momente ku kanë nevojë për dikë që thjesht t’i dëgjojë!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...