“Burri i kërkonte lekë vajzës 12 vjeçe, i tha ‘dil puno në rrugë si jot ëmë’”

Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E keqtrajtuar nga ata që duhet ta mbronin, familja e saj, Jeta sot ka treguar për “Kam një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj.

 

Ajo ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë e lehtë, por vështirësitë u bënë më të mëdha pas martesës. Ajo u martua dy herë nga prindërit e saj pa dëshirë. Herën e parë ishte vetëm 19 vjeçe me një burrë i cili e keqtrajtonte, madje keqtrajtimi nuk vinte vetëm nga ai, por edhe nga vjehrra dhe vjehrri i saj, për këtë arsye ajo kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Pas shumë konflikteve me nënën e saj, atë e martuan për herë të dytë. Këtë herë ajo u bë me dy vajza të tjera.

 

Ajo ka treguar se burri i saj i dytë bashkë me kunatin kishin bërë plane që ta dërgonin në Itali me qëllim që të punonte në rrugë.

 

Jeta ka treguar se ajo ia doli të shpëtonte nga kjo situatë, por gjithsesi u largua për në Itali në mënyrë që të mund të mbante veten dhe vajzat e saj. Kur ajo u kthye pas dy vitesh dhe donte të merrte vajzat zbuloi se tyre u kishin thënë se e ëma punonte në rrugë dhe se do i nxirrte edhe ato për të punuar.

 

Ardit Gjebrea: Ti ku punon sot? Jeta: Unë punoj në Itali, punoj 24 orë në kujdes familjesh. Ardit Gjebrea: Vajzat i ke marrë të dyja? Jeta: Po!

 

Ardit Gjebrea: Po të voglës çfarë i kishin thënë? Jeta: Edhe dy të voglave u kishin thënë “mos ik se mami punon në rrugë do të nxjerrë edhe ty”. Ardit Gjebrea: Kur erdhi e vogla në Itali dhe e pa që ti nuk e bëje atë punë, çfarë të tha?

 

Jeta: Pas tre ditësh që e mora të voglën më tha do të them një gjë, me vete thash do kthehet. Kushtonte edhe bileta, unë isha e vetme. “Mos të ngelet qejfi!“, më tha. Jo i thashë. “Unë nuk dua të kthehem më” tha. I thashë kjo është edhe shtëpia jote edhe e imja. Flet me të motrën në telefon dhe i thotë “janë gënjeshtra”.

 

Jeta: Nuk besonte akoma. Pas disa ditësh i kam dhënë telefonin vajzës të fliste me të atin. Pas tre a katër ditësh. Ai gjëja e parë që i tha ishte: “Do më dërgosh para?” “‘Ku t’i gjej lekët?“,i tha vajza. “Po punon mami, do punosh edhe ti”. Ajo ishte 12 vjeçe. Ardit Gjebrea: Babai i thoshte vajzës 12 vjeçe që “do punosh edhe ti?” Rrugëve?! Vajzës?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...