Babai e akuzon se e ndau nga shtëpia, djali në telefon: Vetë e kërkove mos të shkoje atje…

Zonja Adile dhe zoti Dalip, ishin këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”.

 

Ata pas 50 viteve martesë kanë filluar të kenë konflikte dhe shkak për këtë janë bërë fëmijët. Sipas dy të moshuarve, fëmijët i kanë mashtruar, i kanë çuar te noteri dhe këta kanë firmosur një dokument pas të cilit dy të moshuarit nuk rezultojnë më pronarë të truallit që ata kanë blerë.

 

Gjithashtu të moshuarit tregojnë se ata e ndanë shtëpinë mes fëmijëve të tyre dhe kur shtëpia u nda dy djemtë që ishin në Shqipëri morën nga një kat, ndërsa djali që është në Itali, duhet të merrte lekë për të plotësuar pjesën e tij nga shtëpia, ndërsa dy të moshuarit duhet të rrinin me djalin që mori katin e parë Yllin, por si pas tyre, ky i fundit i ka ndarë më vete.

 

Në një komunikim telefonik me Yllin, ai thotë se prindërit janë ndarë vetë nga shtëpia dhe nuk i ka ndarë ai, ndërsa çdo veprim ligjor është bërë me dijeninë e prindërve.

 

Eni Çobani: Ylli, ju kishit marrë përsipër se do jetonit me prindërit tuaj në katin e parë. Apo jo?

 

Ylli: Jo nuk jam kundër unë, në kat të parë kam rënë, pleqtë kanë rënë me vëllain tjetër se doli muhabeti më vonë. Unë nuk jam trembur prej pleqve. Pleqtë u trembën prej meje dhe ikën u shmangën. Se kanë rënë me vëllain tjetër.

 

Eni Çobani: Pra këta jetojnë vetëm, ndërkohë ju jetoni po në kat të parë, por nuk komunikoni me babain.

 

Ylli: Ne në një shtëpi jetojmë, por kemi ndarë dhomat 2 me 2, mua m’i kanë ndarë, jo se i kam ndarë unë.

 

Dalipi: Po, mor po, nuk na ke ndarë! Bashkë me bashkëshorten, nuk na keni ndarë.

 

Ylli: Po vetë e kërkove, mos të shkoje atje, merreshe vesh me mua.

 

Dalipi: Tani po u bënë këto legalizimet, gjej vend ku të shkosh! /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME