URA E BAHÇALLEKUT “HARROHET” NGA INSTITUCIONET

Nga Nereida Vitoja

 

Ura e Bahaçallekut vijon të amortizohet prej vitesh. Edhe pse vitet e fundit disa herë janë bërë riparime të pjesshme për mirëmbajtjen e saj, sërish gjendja e urës nuk përmbush standartet e kërkuara.

 

Një nga objektet simbol të Shkodrës nuk ka rënë në syrin e asnjë institucioni përgjegjës. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme të cilat shpesh herë bëhen shkak për krijimin e trafikut në këtë zonë.

 

Gropat e hapura në mes të rrugës, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure. Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen ne të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

 

Edhe pse eshte nyje lidhese e qytetit me pjesen tjeter te vendit Ura e Bahcallekut nuk ka marre vemendjen e duhur, dhe projektet e bashkise te Shkodres per rikonstruksionin e saj vazhdojne te mos financohen.

 

Kjo ure qe kalon mbi lumin Drin dhe me prurjet e medha te viteve te fundit ka pesuar jo pak demtime edhe ne kembet e saj. Ndonese eshte apeluar disa here per gjendjen ne te cilen ndodhet Ura e Bahcallekut gjendja vijon te mbetet e njejte drejt shkaterrimit gradual.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...