“Ulu atje dhe mos bëj më numra”, kryeministri i “tërheq veshin” fëmijës në Fier

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier, ku po zhvillon një bashkëbisedim me disa të rinj dhe të reja të qytetit ku nuk munguan batutat.

 

Gjatë këtij takimi ka pasur dhe nga ata nxënës që bënin “zhurmuesin”. Kështu ka qenë edhe një djalë i cili duartrokiste dhe më fshihet kokën, gjë që i ka tërhequr vëmendjen dhe kryeministrit, i cili e ka thirrur dhe të shkojë të shkojë tek ai.

 

Rama: Mos më duartrokit mua e pastaj kthehesh e qesh, mos ma fut kokën në kapuç. Hajde këtu…hajde, hajde se po erdha unë është me keq.

 

Hajde mo cou tani mos na vono. Janë të gjithë këto vajza të shohin e thotë si nuk paska çik burrni. Hajde këtu hajde. Çfarë shkolle je ti? Si je me mësime?

 

Nxënësi: Mirë. Rama: Çfarë do me thënë mirë? Nxënësi: I mesëm Rama: Mes e poshtë apo mes e lartë Nxënësi: Mes e poshtë Rama: Ik ulu atje e mos bëj më numra

 

Ky moment shkaktoi të qeshura tek të pranishmit, tashmë dihet që kryeministri i ka “fiksim” këto momente që bëhen virale në rrjetet sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...