U filmua duke goditur me grusht shoferin dhe pasagjerin në një automjet, përjashtohet nga Policia efektivi i Rrugores, zbardhet edhe vendimi që u mor për kolegun e tij

U filmua duke goditur me grusht pasagjerin në një automjet, nisin hetimet për policin e Rrugores në Korçë.Arseyja ishte sepse në një automjet që ishte ndaluar drejtuesi i saj u konstatua duke përdorur telefonin dhe pa vendosur rrip sigurimi.

 

Pogradec – Më datë 22.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ndaj punonjësit të policisë të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Pogradec, Inspektor A. S.

 

Veprimet hetimore ndaj këtij punonjësi policie u kryen pasi më datë 21.10.2022, në rrjete sociale është publikuar një material filmik ku ai shfaqet duke debatuar dhe goditur shtetasin A. T., i cili ishte pasagjer në një automjet që ishte ndaluar pasi drejtuesi i saj u konstatua duke përdorur telefonin dhe pa vendosur rrip sigurimi.

 

Në konsultim edhe me Prokurorin e gatshëm, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Korçë është administruar materiali filmik, është marrë kallëzimi i shtetasit A. T. dhe deklarimet e palëve, si edhe është bërë këqyrja e jashtme e këtij shtetasi në prani të mjekut ligjor.

 

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

 

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet hapur: Emrat i kam gjetur…

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej më shumë se 10 vitesh finalizoi në martesë pak kohë më parë dashurinë me Shkëlzen Berishën.   Mesa duket ata...

“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli   Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon me përkushtim që Kisha ku ai shërben si punonjës mirëmbajtjeje të zbukurohet sa më mirë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME