Rudina Xhunga rrezohet ne rruget e Tiranes dhe shpeton nga gomat e makines

Postimi i plotë i Xhungës:

 

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine.

 

Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem.

 

Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.Gjeje, -tha kujt i përket. Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte Benz luksoz.

 

I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij Benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem, kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë.

 

Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...