Reperi i njohur: Noizy më ka borxh 100 mijë euro, kam investuar shumë për të

Të gjithë i mbajmë mend këngët me të cilat Noizy u bë i famshëm, madje edhe sot reperi vazhdon t`i këndoje në koncertet e tij.

 

Hitet si ‘Otr me zemër'(një bashkëpunim me GBMC), ‘Jena mbretër’, ‘Malet e Dibrës’ etj, janë prodhuar në studion ‘Zig Zag Records’ të reperit GBMC.

 

Dikur investitor i Noizyt, dhe mik i tij, sot GBMC, shprehet se është penduar që ka shpenzuar aq shume para për karrierën e Noizyt, për të cilin tha se është mosmirënjohës.

 

I ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, GBMC zbuloi për herë të parë shumën që ka investuar për Noizyn në vitin 2009-2010 dhe nuk bëhet fjalë për një kuotë të vogël, por për shuma marramendëse.

 

I pyetur nga Ester, sa ka shpenzuar për Noizyn, GBMC zbuloi ekskluzivisht për ‘Glamour Zone: ‘Kam investuar mbi 100 mije euro dhe në atë kohë ishin shumë. Atëherë mund të kisha hapur nje gropë pallati. Mund të isha bërë bos me pallatet e mia.’

 

Më tej GBMC shtoi se Noizy i ka dërguar avokat për të zgjidhur mosmarëeveshjet mes tyre. Prej kohësh dy artistët nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.

Gazetarja Ola Bruko na trishtoi, me atë që ka ndodhur me burrin e saj

Edhe pse prej kohësh meret edhe me programe dhe është autore dhe moderatore e emisionit të saj, Ola Bruko do të kujtohet gjithmonë si...

MADHESHTORE: Boksieri shqiptar e nxerr knocout serbin që në raundin e parë (Video)

Roberto Bakaj boksier profesionist në Gjermani por lindur e rritur në Shqipëri, së fundi po bokson në boksin profesionist në kategorinë 90 kilogram. Ai...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME