Parkoi në vijat e bardha, pas denoncimit në rrjetet sociale gjobitet polici

Ditën e sotme qytetarët dërguan një sinjalizim pranë redaksisë së Joq Albania ku denoncohej një automjet policie në Dibër. Sipas qytetarëve dhe ashtu siç shikohej edhe nga fotot, makina e policisë kishte parkuar pranë vijave të bardha si dhe kishte bllokuar edhe krahun e qarkullimit.

 

Sipasa qytetarëve policët ishin futur në kafe pa e varë shumë mendjen. Pas këtij publikimi nga Joq Albania, ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Sipas njoftimit të saj, është nisur ecuria disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, shtetasit E.F, punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër.

 

Njëkohësisht, punonjësi i Policisë, në cilësinë e drejtuesit të automjetit të Policisë, është ndëshkuar me masë administrative maksimale 3000 lekë të rinj, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër
Në lidhje me një foto të postuar në rrjete sociale, në të cilën duket një automjet i Policisë Rrugore që është parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër më datë 20.10.2022, ka nisur menjëherë ecurinë disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, shtetasit E.F,

 

punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër. Njëkohësisht, punonjësi i Policisë, në cilësinë e drejtuesit të automjetit të Policisë, është ndëshkuar me masë administrative maksimale 3000 lekë të rinj, për shkelje të sinjalistikës rrugore. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër falënderon qytetarët e Dibrës, për denoncimin e bërë dhe inkurajon cilindo që të denoncojë çdo rast të shkeljes së ligjit,

 

tejkalim të kompetencave apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë Dibër, duke iu garantuar se reagimi do jetë i mënjëhershëm, profesional dhe i paanshëm. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin, zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë, për të gjithë, si dhe për t’iu shërbyer qytetarëve me ndershmëri duke iu ofruar një shërbim cilësor.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME