‘Burrat nuk më afrohen…!’ Grida Duma kujton dashurinë e parë dhe flet për ndjenjat e saj

Grida Duma flet për jetën e saj private. Shumë pak dimë për jetën personale të Grida Dumës, por sot, e ftuar në “S’e Luan Topi”, politikania erdhi e zhveshur nga ngurtësia që i jep posti i deputetes. Duma tregoi për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

 

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

 

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

 

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë.

 

Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”.

Kësaj teme, Grida Duma i vë pikat mbi ‘i’, kur thotë se “dashuria është e vetmja gjë që nuk duhet të mungojë në jetë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...