Ura e vjetër e Bunës, dëmtimi vazhdon/ Adem Plisi: Kam punuar në këtë urë, e mirëmbanim çdo ditë

Nga Mirsad Rakaj

 

Në Urën e Vjetër të Bunës vijon dëmtimi i shtresës së dërrasave.Përgjatë gjithë gjatësisë ka pasur dëmtime të shumta në një këmbë të saj dhe në pjesën e dërrasavetë cilat janë kthyer në problem shqetësues për banorët që frekuentojnë këtë zonë.

 

Adem Plisi thotë se para viteve 90 ka punuar si mirëmbajtës i kësaj ure.Sipas tij ura është inspektuar cdo ditë dhe mirëmbajtja ka qënë e vazhdueshme sa herë që janë konstatuar probleamatika të vogla.

 

Pothuajse cdo dite, shume qytetare por edhe turiste zgjedhin te kalojne disa ore ne ajer te paster dhe prane liqenit te Shkodres dhe kalimi ne uren e vjeter te bunes eshte i pashmangshem.

 

Ura e Vjetër e Bunës është inspektuar rreth 2 muaj më parë nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes sebashku me prefekten e qarkut Majlinda Angoni të cilët premtuan se kjo situatë pritet të zgjidhet brenda një harku të shkurtër kohor duke kthyer në identitet këtë vepër të rëndësishme për Shkodrën, simbol të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...