Rama premton: Do krijojmë auto-moto parkun, do zhvillohen gara të Formula 1

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me të rinjtë, kryeministri Rama bëri me dije se në qytet përveç të tjerave, do të krijohet dhe auto-moto parku.

 

Sipas kryeministrit, ky është një investim i jashtëzakonshëm, dhe projekti do të jetë sipas standardeve të FIA.

 

Kjo, për të bërë të mundur edhe zhvillimin e garave të Formula 1. Ndër të tjera, kryeministri tha se ky projekt do të krijojë edhe shumë vende pune.

 

Rama: Në Elbasan, për veç të tjerash ne do bëjmë auto-moto parkun, që është një investim jashtëzakonisht strategjik. Auto-moto parku do të bëhet me të gjitha standardet e aprovuara edhe nga FIA, që të mund të bëhen edhe gara të Formula 1. Por një garë e Formula 1, në rast se arrijmë deri aty, se çdo gjë është e mundur, se nuk ia priste mendja njeriu deri para disa vitesh që ne do kishim në Shqipëri një finale europiane futbolli. E patëm! Nëse do arrijmë deri aty, do duhen disa vite dhe është një herë në vit, ama ai auto-moto parku do jetë një vend me shumë mundësi punësimi, për ata që janë me njohur të mira në këtë gjuhën e huaj të teknologjisë.

 

Auto-moto parku, tani është në garë ndërkombëtare projekti, ndërkohë që puna me zonën fillon, për të krijuar aty një zonë e cila dhe nga pikëpamja mjedisore do jetë një zonë shumë e bukur, do jetë gati në një periudhë kohore 3 vjeçare. Që do të thotë që në momentin që ju jeni drejt përfundimit të shkollës, aty do ketë nevojë për një numër jo të vogël të rinjsh e të rejash që të hyjnë në punë.

Përhapja e gripit, a duhen marrë masa…? Shqipëria krahasuar me Europën është më nivel …

Edhe pse numri i rasteve të infektuara me viruset e gripit është në rritje, Shqipëria konsiderohet në nivel mesatar të përhapjes së tyre, tyre...

Horoskopi 29 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju për këtë të dielë…

Dashi   Investimet e kaluara mund të japin kthime të mira. Natyra gazmore e anëtarëve të familjes do të ndriçojë atmosferën në shtëpi. Ditë e mbushur...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME