“I lutem mamit të gjejë dikë tjetër, edhe babi kështu do të donte”, Dojna Mema prek me fjalët 3 vite pasi humbi të atin

Prezantuesja e njohur Dojna Mema ka humbur tre vite më parë babain e saj, në moshë shumë të re.

 

Pas vdekjes së tij dedikimet prekëse të Dojnës kanë vazhduar të jenë të shpeshta por duket se shtatzënia dhe lindja e djalit Nolan Sol, ka qenë bekim dhe rilindje për të gjithë familjen.

 

Dojna ka treguar dje tek emisioni “Goca dhe Gra” që ajo i lutet të ëmës të njohë dikë tjetër, sepse kështu do të kishte dashur edhe i ati.

 

‘Mua më ka ndodhur kjo situatë dhe unë kam dashur realisht që mami të kishte dikë tjetër sepse jam e bindur që edhe im atë do të donte që ajo të gjente dikë. Sepse kur dikush të do fort fort fort, do të të shohë të lirë dhe të lumtur, kështu që i lutem Zotit çdo ditë që ajo të ketë dikë. Por mami nuk do, jo për çështje morali. Mami është një person shumë i pavarur, po e jeton shumë mirë këtë periudhë që është vetëm, pavarësisht se babi i mungon atë nuk e tremb vetmia. Por unë dhe motra ime do të donim që ajo të kishte dikë. Këtë do të kishte dashur edhe babi”, tha Dojna.

 

“E vetmja gjë që më ka ngushëlluar gjithmonë në raport me babin është fakti që genet e babit tim jetojnë tek unë, edhe në një formë më është dukur se ai jeton tek unë dhe tek motra ime. Gjithmonë e kam ndjerë se babi është brenda meje. Babi donte shumë të kishte një djalë dhe mua më duket sikur djali i ngjan babit tim”, shtoi moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...