Vrasja e shqiptarit në Londër, familjarët: Lumi ndërhyri për të shpëtuar shokun që po zihej, vdiq në moshën më të bukur

Të dielën në mbrëmje u vra në Londër, 27-vjeçari shqiptar Lumturi Zeqja. I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur.

 

Familjarët e të ndjerit kanë treguar për mediat britanike se Lumi(siç e thërrisnin ata) u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një sherr në lokalin ku ndodheshin. Kushërira e tij Violeta Uka ka deklaruar për mediat:

 

Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij.

 

Policia dhe një ambulancë shkuan në vendngjarje në Church Lane rreth orës 23:00 pasi një telefonues i njoftoi ata për sherrin e ndodhur. Shqiptari vdiq në vendngjarje ndërsa shoku i tij u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson ata si një njeri punëtor:
Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen.

 

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME