Shqipëria si Anglia! Gazetari zbulon sa shtëpi bari janë në vendin tonë dhe ku ndodhen ato

Anglia ka mbërritur në Shqipëri në kuptimin e shtëpive të barit. Kultivimi i kanabisit me llamba e ventilatorë brenda shtëpive është kthyer në një trend në vendin tonë.

 

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar në një emision televiziv se sipas statistikave zyrtare të policisë aktualisht në vendin tonë janë mbi 30 shtëpi bari.

 

Ai thotë se këto shtëpi bari janë shtuar shumë gjatë vitit të fundit pasi janë krijuar nga persona të depërtuar nga Britania e Madhe.

 

Sipas tij policët kapin vetëm kujdestarët e këtyre shtëpive të barit, që dalin nga banesa vetëm njëherë në javë.

Shtëpitë e barit në Shqipëri janë rritur gjatë vitit të fundit. Janë mbi 30 shtëpi bari apo ambiente të tjera të kultivimit të kësaj bime narkotike në ambiente të mbyllura. Janë edhe të depërtuar që e kanë vijuar aktivitetin e tyre në Shqipëri duke huazuar këtë lloj mënyrë. Kanë qenë të detyruar të investojnë në ambiente të mbyllura, pas aksionit të Lazaratit dhe trafikantët kanë investuar në këto shtëpi bari. Ata që kryejnë aktivitetin kriminal në Britani nuk janë të ekspozuar.

Shumë pak arrihet tek financuesit e këtyre shtëpive të barit apo grosistët e mëdhenj, por në pranga përfundojnë këta punonjës, që mesa di unë vetëm të dielën dalin nga banesa, ndërkohë që gjatë javës i përkushtohen 24 orë në 24 rritjes së bimëve. Statistika është zyrtare nga përllogaritja e thjeshtë e rasteve që ka bërë zyrtare policia gjatë këtij viti, po ta krahasojmë me vitet e kaluara jemi mbi dyfish.

 

Kanë qenë të shpërndara në Tiranë, kanë qenë apartamente të modifikuara, në Astir, në Shkodër dhe vende të tjera. Shfrytëzohen edhe ambiente të braktisura, tunele të ushtrisë ka pasur raste, kryesisht të veçuara nga zonat e banuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME