Shpërthen në lot nga dedikimi, Silva Baltadori: Jetoni të lirë, dashuroni!

E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Silva Baltadori Heijneman rrëfeu më tepër mbi jetën e saj personale dhe momentet më të rëndësishme që e kanë shënjuar dhe e kanë bërë personin që është sot.

 

Një ndër to është edhe fillimet e viteve 90, në eksodin e shqiptarëve, ku Silva sapo kishte mbaruar universitetin dhe i ofrohet një vend në anijet e nisura për Itali, të cilën ajo e refuzoi pasi ishte shtatzënë me fëmijën e parë.

 

“Unë isha për të lindur, më thanë të kemi gjetur një vend në Durrës, në ato dritaret rrumbullake. Por thashë jo. Do kisha ikur se jam kaq kokëkrisur se doja t’i thosha jo këtij vendi që na kishte persekutuar ne studentët e shkëlqyer që e kishim optikën dhe vizionin larg xhunglës shqiptare. Kemi jetuar si në burg.”

 

Ndonëse një personazh kontrovers, i njohur për mendimet e saj inovative, për punën e palodhur si profesioniste, Silva është një nënë e dedikuar. E vetëm një mesazh nga vajza e saj Mabel, e përlot në studio. Silva shprehu se Mabel është e rezervuar dhe nuk e synon ekranin, por teksa dëgjon fjalët e së bijës thotë se nuk mund të ndihet më e dashur nga fëmijët e saj dhe krenare për ta.

 

Kur zbuloi martesën me bashkëshortin aktual holandez, i gjithë publiku u befasua. Prej vitesh ajo jeton me bashkëshortin në Amsterdam, aty ku ndajnë përditshmërinë më të dashuruar se kurrë. Por shpesh është gjykuar për marrëdhënien e afërt që ka me babanë e dy fëmijëve të saj.

 

Si e komenton Silva marrëdhënien e tyre, teksa shijon një jetë me partnerin holandez?

 

“Dashuria e parë nuk harrohet asnjëherë. Edhe pse kam krijuar një familje të dytë, kam bashkëshortin e dytë. Është një dashuri e maturuar kjo e dyta. E kam mik të mirë [bashkëshortin e parë] dhe do jetë gjithmonë prezent në jetën time. Është tërë jeta ime, duke u rritur bashkë me të. Jam mirënjohëse që kam njohur një djalë aq të mirë. Divorci është një zi, dhe unë nuk merrja dot një vendim por kuptova që isha peng i një martese që nuk funksionon. Më vjen mirë që të dy i kam zgjedhur unë. Të dy dashuritë e mëdha të jetës sime.”

 

Ndonëse u bë shumë vite në Holandë, fillimet kanë qenë të vështira për shkak se la profesionin dhe familjen në Shqipëri, por dhe për mënyrën se si holandezët i shihnin shqiptarë.

 

“Hollandezët nuk pranojnë të huajt. Të pranojnë nëse je keq ose nëse je nën nivelin e tyre.” – shprehu Heijneman. /abcnews.al

“Më fol për atë vajzën”/ Gjuajti me grusht Berishën, del video e Gerti Shehut

Kryedemokrati Sali Berisha u dh u nua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu.   Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...