Shkodrani, krijon nënshartesën e parë të shegës “Pjered One” në Itali: Ka bazë gjenetike shqiptare, është e vetmja e këtij lloji

Doktori i Shkencave Bujqësore Pjerin Preka ka krijuar nënshartesën e parë të shegës “Pjered One” në Itali. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ai ndau më tepër detaje për këtë sukses të tij në shtetin fqinj. Bima që është përdorur shprehet ai, është shqiptare madje nga Ndroqi i Tiranës.

 

“Fillimisht jam nisur nga nevoja praktike, është maturuar kjo ide nga vitet e punës në Shqipëri dhe në pjesën tjetër në Itali. Shartimi është pak i vështirë dhe unë fillimisht jam mundur që të zgjidh teknikën e shartimit, sepse nuk është një shartim I thjeshtë siç jemi mësuar ne të shohim nëpër kopshtet tona sepse kërkon disa kushte specifike. Unë kam krijuar një nënshartesë që ka bazë gjenetike shqiptare, e kam marr në Ndroq bimën e parë, nga e cila më pas kam bërë kryqëzime dhe kam arritur të gjejë një bimë në fushë që nuk prodhonte këto degë nga poshtë” tha profesor Pjerin Preka.

 

Dr. Pjerin Preka në “Rreze Dielli”: Shega “fruti i mrekullive”, dy kokrra në ditë luftojnë qelizat kancerogjene dhe viruset në organizëm

 

“Menjëherë instituti u interesua dhe kërkoi t’i bëjë patentën. Është e vetmja, askush nuk e ka imagjinuar këtë idenë të shartojë shegën sepse është bimë e egër .

 

Është interesante sepse komplet ndryshe nga bimët e tjera, duket më shumë si kumbull sepse ka degë të mëdha sic kanë pemët. Në botë ky varietet do të njihet me emrin “ Pjered One’’, e vendosi instituti në shenjë mirënjohje për punën” u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...