Me siguri shumë persona duan të jenë në vend të tij, kur e shohin Salsano Rapin të moderojë mes Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut në skenën e “Portokalli”,
por asnjëri prej tyre me shumë gjasë nuk do të jetë aspak si ai, ku e pyesin të zgjedhë mes të dyjave. E në fakt duket që kjo është një pyetje që aktori nuk i shpëton dot, madje askush që ka dy ose më shumë partnere apo kolege në skenë, nuk i shmanget dot, megjithatë Salsano e ka një përgjigje edhe për këtë.
I ftuar sot në “Breaking” në Top News, komedianin që së fundmi e kemi parë edhe në skenën e kërcimit në DWTS, e vunë përballë një loje me pyetje të shpejta, mes tyre edhe “Kë zhjedh mes Fjoralba Shehut dhe Xhemi Shehut?”. Kësaj pyetje ai ju përgjigj thjesht me: “Të dyja janë shumë të mira”, duke mos dashur të zgjedhë specifikisht njërën prej tyre.
Megjithatë ne (dhe jo vetëm) e dimë se “pika e tij e dobët” si partnere në bashkë-prezantim është Xhemi Shehu, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë në “E Diell” disa kohë më parë, ku sërish ju pyet të zgjidhte njërën prej tyre (plus Eneda Tarifën) për të moderuar gjithmonë:
“Fjoralbën… e dua shumë sigurtisht që është partnere shumë mirë por unë e kam deklaruar që dashurinë për të prezantuar unë e kam me Xhemi Shehun”
Kujtojmë Xhemi u rikthye këtë vit si moderatore e “Portokalli” pas pauzës që kishte marrë pikërisht nga programi i njohur i humorit pak vite më parë dhe tashmë gjendet në skenë me Salsanon dhe Fjoralbën, duke formuar kështu një treshe mjaft simpatike.