‘Pusho debile, ta marr po të dua’! Shoqet e ngushta, Irisi dhe Lea debatojnë pë Petron në ‘Përputhen’

Irisi dhe Lea hynë në “Për’puthen” si dy shoqe që i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të lenë asnjë mashkull të përçajë shoqërinë e tyre, por sot dy vajzat janë zënë ashpër.

 

Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Channel”, që u organizua të dielën.

 

Irisi u shpreh e lënduar që Lea kërceu me Petron. Ndërsa Lea zbuloi se e ka pëlqyer Petron, por nuk i ishte afruar deri më sot për shkak të Irisit. Shoqet shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

 

Pjesë nga debati:

 

Irisi: Ti kërceve me shoqen time, ajo ra pre e jotja, doje të më bëje mua xheloze

 

Petro: S’kishte lidhje xhelozia

 

Irisi: Shoqja ime mua më tha ndryshe

 

Lea: Ça të thashë unë ty mi?

 

Irisi: Mua më thanë që keni thënë hajde ta bëjmë Irisin xheloze

 

Zihen keq shoqet e ngushta në ‘Përputhen’, Irisi dhe Lea

 

Petro: Ne nuk bëmë ndonjë kërcim sensual për të bërë ty xheloze, s’kishte arsye

 

Lea: O Iris unë edhe nëse kam pëlqim për Petron, jam tërheq gjatë gjithë kësaj kohe se kam pas respekt për ty se të ishte ndryshe dilja dhe unë me Petron në takim

 

Irisi: Ti po tregon tani që gjasme ke fuqi me marr çunin që pëlqej unë?

 

Lea: Po, e marr dhe do e marr përderisa nuk kam më asnjë lloj shoqërie me ty, nuk kam më asnjë pikë respekti për ty

 

Irisi: Ti veten tënde tregon. Se mua në prapaskenë më the nuk e pëlqej Petron, tani thua më tërheq

 

Lea: Je në rregull ti? Ça po ngatërron mi?

 

Petro: Ishim në një party të Top Channel-it dhe kërceva me Lean, kërcim shoqëror

 

Irisi: Nuk ishte shoqëror, mua më bezdis fakti që atë kërcim e bëri me shoqen time për të më bërë mua xheloze

 

Lea: Ishte për të mirën tënde

 

Arjani: Me kë ishte ti Iris kur Lea dhe Petro po kërcenin bashkë?

 

Irisi: Po kërceja me dikë tjetër

 

Lea: Po kërcente më keq se ç’po kërceja unë me Petron

 

Irisi: Po ç’të duhet ty mi shpirt? Nëse unë isha tu kërcy keq, t’më tërhiqje dhe jo t’merrje Petron për t’më bërë xheloze

 

Lea: Po flas unë moj, debile

 

Irisi: Kujt i thu debile ti mi?

 

Lea: Unë dhe Petro s’po bënim ndonjë kërcim kushedi, vetëm Irisi del dhe thotë kështu

 

Irisi: Ti kishe gjithë natën flirtoje me Petron

 

Lea: Ça t’bëj unë që Petro më afrohet mua më shumë se ty

 

Irisi: Seriozisht e ke ti? Shumë faleminderit që e nxorre surratin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...