Pse ky inat? Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi s’e kanë ndërmend të ndalën, ja kunjat e rradhës ndaj njëra-tjetrës

Jo vetëm fansat por edhe vetë Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi nuk kanë ndërmend t’i japin fund dramës! Dy artistet janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes/ Çfarë ndodhi kësaj here?

 

Era Istrefi ka publikuar një foto në Instastory, krahas së cilës shkruan: “B*tch I’m a baddie, bëj çfarë të dua.”

 

Por duket se as kësaj here nuk kanë munguar thumbimet. Dafina Zeqiri ka publikuar një foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku shkruhet: “Gjithçka është një kopje e një kopje, e një kopje…”

 

Dafina dhe Era bënë pak kohë më parë postime të ngjashme në rrjetet sociale, ku nuk munguan as ‘thumbimet.’ Dafina publikoi në Instastory disa foto ku vëmendjen e përqendroi tek stili i saj i flokëve. Këngëtarja e “Be a man once” u shfaq me një stil të ri të flokëve, konkretisht me baluke.

 

Por disa minuta pas kësaj Era Istrefi publikoi në profilin e saj disa foto… me flokët me balluke.

 

Gjithashtu mbishkrimi në foton e këngëtares tregon se ajo po thumbon hapur dikë. “Trend bëj, nuk ndjek”- ka shkruar Era dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë.
Si nisi ‘drama’ Dafina Zeqiri-Era Istrefit

Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Veshja dy pjesëshe që duket si e punuar me grep përbëhet nga një crop-top me një krah të gjatë dheme pjesën e poshtme si rrjet. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave.Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.

 

Dafina u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik. Era shihet në foto me vathë të njëjtë si të Dafinës.

 

Kaq mjaftoi që kjo e fundit të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse. Fillimisht ajo e akuzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...