Kërkojnë të rregullojnë kuzhinën e banesës, zbulojnë thesarin shekullor

Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.

 

Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.

 

Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.

 

Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.

 

Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.

 

Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...