Hapen bastet sportive, qeveria pritet të arkëtojë 2 mld lekë taksa në vit

Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online.

 

Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.

 

Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.

 

31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve.

 

Pas këtij vendimi drastik të qeverisë fenomeni i basteve sportive nuk u zhduk.

 

Pothuajse çdo javë, në njoftimet e policisë deklarohen të arrestuar që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në fushën e basteve sportive apo kategorive të tjera të lojërave të fatit.

 

Edhe pse shteti e dënon penalisht këtë veprimtari shumë biznese të kamufluara si bare dhe lokale ofrojnë edhe shërbimin e vendosjes së skedinës.

 

Në vitin 2018, të ardhurat nga kjo kategori ishin 38.4 milion euro, dhe në 2017-n 44.5 milionë euro, ku vetëm bastet kishin derdhur 15 milion euro.

 

Kontributi në buxhet i bixhozit ranë 6 milionë euro në 2020-n kur lejohej vetëm një kazino kombëtare dhe 12.8 milionë në fund të vitit të shkuar me licensimin e 3 kazinove të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...