E mbajti të fshehtë shtatzaninë, spikerja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Folësja e lajmeve Senada Jaho qenka bërë nënë dhe ne tani sapo e zbuluam.

 

Ka qenë vetë Senada e cila në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë me dije se ajo tashmë ka një status të ri, atë të nënës.

 

Ajo zbuloi disa detaje nga ardhja në jetë e djalit të saj, Khan, dhe si e mbajti të fshehtë shtatzëninë nga të gjithë.

 

“Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysëm, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mirë”, tha ajo.

 

Më tej gazetarja, tha se arsyeja pse vendosi që ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj dhe nuk pati dëshirë që të publikonte foto ishte për faktin se dëshironte që ta shijonte këtë periudhë të bukur.

 

“Doja ta shijoja vetë, madje dhe familjes sime i kam thënë shumë vonë, në muajin e 5të të shtatzanisë”. Senada më tej rrëfeu se ditën e lindjes së Khan nuk e ndau me askënd, dhe shkoi e vetme me bashkëshortin në maternitet, e lajmin e zbuloi kohë më vonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...