Manjola Nallbani tregon momentin e çuditshëm që i ndodhi në banesë: Kur dola në ballkon pashë që kishte rënë…

Këngëtarja Manjola Nallbani, ka treguar se nuk i ka shpëtuar gjetjeve ‘të çuditshme’ në ballkonin e apartamentit të saj.

 

E ftuar në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Nallbani tha se me çfarë ishte përballur në banesën e saj.

 

“Në ballkonin tim kishte rënë një kofshë e madhe qingji, një kockë e madhe qingji”, tha ajo.

 

“Tani të të them diçka se dua ta them se s’bën. U zgjova para dy ditësh, shumë bukur, dola në ballkon dhe në ballkonin tim kishte rënë një kofshë e madhe qingji, një kockë e madhe qingji. Sikurse ndodh shumë shpesh që unë në ashensor shoqërohem nga disa qese plehrash që i ka vënë i zoti.

 

Ka përtuar t’i çojë deri poshtë ose të paguajë me një pagë minimale të shkretën apo të shkretin njeri që të vijë t’i mbledhë për të gjithë dhe pallati të jetë pak më i pastër. Domethënë diçka që del përtej derës tonë, kam frikë që nuk na intereson dhe kjo është një gjë shumë e keqe”, u shpreh këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...