“5 napolona të qelbëta, pse prekesh ti?”/ Rama kapet me rektorin e Polis: Pse nuk e le fondin?

Kryeministri Edi Rama replikoi me Besnik Aliajn, rektorin e Universitetit Polis në lidhje me financimet për kërkime shkencore.

 

Rama tha se qeveria financoi edhe privatin duke sjellë si shembull Universitetin e drejtuar prej Aliajt, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke sqaruar se vlera ishte e vogël. Kaq mjaftoi që Rama ti kthehej duke i kujtuar se nëse fondi ishte i ulët, mund ta linte pa marrë.

 

REPLIKAT E PLOTA:

 

Besnik Aliaj: Është krijuar ideja sikur keni bërë ndonjë financim gjë e madhe, por gjërat janë të ndara

 

Edi Rama: Jojo në rregull, pse u preke ti? Në rregull, shiko, shiko… ideja është që Besnik, o Ilir të lutem.

 

Besnik Aliaj: Nuk kam pakënaqësi, them nëse duam kërkim, atëherë…

 

Edi Rama: është krijuar ide që opozita nuk preket, preket vetëm qeveria. Shiko, prekemi dhe ne kur thoni që është dhënë vetëm për universitetet publike, qëlloi që këtu ishte edhe ti. Shumë mirë, se kjo tregon që ne nuk i ndajmë në tanët dhe të atyre kontribuesit në botën akademike.

 

(Flet Aliaj pa mikrofon)

 

Edi Rama: E dyta, o Ilir të ka marrë malli për parlamentin ty po dale. Jo nuk na bezdise, po nëse fondi ishte i vogël, e lije se e merrte Shkodra. Nuk e mori Shkodra e morët ju, nëse ishte i vogël, nëse ishte aq i vogël, hë mo se 5 napolona të qelbëta ishin, Qazim Mulleti thoshte të qelbëta të qelbëta, po nuk janë më të qelbura lale… Ta mbyllim takimin me buzëqeshje. Shënimet i mbajti ministria. Do t’ju lajmërojmë./Dosja.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...